Politikë

Cilat institucione gëzojnë më shumë besimin e shqiptarëve? Parlamenti në vend të fundit

Cilat institucione gëzojnë më shumë besimin e

Euronews Albania ka publikuar sondazhin e dytë që mat besimin e shqiptarëve për institucionet publike në vend. Sondazhi i cili ka pasur 1600 pjesëmarrës të intervistuar përgjatë periudhës 25 Janar – 12 Shkurt kanë vlerësuar institucionet fetare dhe qeverinë si dy entet publike më të pëlqyera me 38.9% dhe 38.2% pëlqyeshmëri respektivisht.

Më pak i besueshmi nga të gjitha institucionet është parlamenti për të cilin më pak se 1 në 4 shqiptarë shpreh pëlqyeshmëri.

Bie në sy fakti që asnjë institucion nuk ka më shumë se 50% pëlqyeshmëri, indikacion ky i një shoqërie të fragmentarizuar dhe mosbesuese përkundrejt autoriteteve.

Rezultatet e sondazhit të Euronews Albania:

Cilat institucione gëzojnë më shumë besimin e

tiranapost.al