Politikë

Buxheti 2021, Rama: Plus 23.3% për shëndetësinë, rritja më e lartë në 30 vjet

Buxheti 2021, Rama: Plus 23.3% për shëndetësinë, rritja

Buxheti i 2021-shit është ndër çështjet kryesore të diskutimeve në Kuvend. E pikërisht këtu u ndal sot edhe kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai u shpreh se rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021 është rritja më e lartë në 30 vjet për shëndetësinë, plus 23.3 %. Kryeministri theksoi edhe një herë se në këtë luftë që ka përfshirë botën Shqipëria nuk ka mangut asgjë në vijën e mbrojtjes.

Ndërkohë Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot buxhetin për vitin 2021, ku në fokus të tij do të jetë përballimi i pandemisë Covid-19.

“Dua të shfytëzoj këtë pikë të rendit të ditës për buxhetin 2021 për shëndetësinë që zë një vend të veçantë, përsa i takon fuqizimit të mëtejshëm të zbatimit të vizionit tonë. Masa të reja që do të qëndrojnë aty përtej vitit të ardhshëm dhe që lidhen me pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Së pari rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021 është rritja më e lartë në të gjithë këto 30 vjet për shëndetësinë, plus 23.3 % një rritje e pandodhur më parë. Në këtë luftë që ka përfshirë botën Shqipëria nuk ka mangut asgjë në vijën e mbrojtjes. Le ta përfytyrojnë të gjithë t’na kishte gjetur kjo flamë me spitalet që na lanë. Dallimi me ç’ka kishim dje e ç’ka kemi sot me spitalin e Vlorës është si dita me natën, dallimi është edhe në spitalet QSUT, Shefqet Ndroqi dhe të tjerë. Sot linjat e oksigjenit, aparatuat që suportojnë trajtimin e personave me oksigjen apo intubimin e atyre që janë në gjendje të rëndë janë në të gjitha spitalet e vijës së parë. Rritja e pagave me 40% për mjekët në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për ata që trajtohen në kushte shtëpie dua t’iu them qytetarëve se duhet ti referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe të mos shpenzojnë nga buxheti i familjeve të tyre për të bërë dëm në shëndetin e tyre. Vaksina do të dalë, por nuk do të mbulojë menjëherë popullsinë e Europës. Të gjitha vendet kanë një strategji dhe ne kemi të njëjtën strategji për pjesën më të prekshme dhe pastaj për ta shtrirë e të mos mbetemi pas. Këtë po bëjnë të gjithë e këtë do të bëjm edhe ne dhe jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës për të garantuar vaksinimin e popullsisë. Ministrat tanë nuk kanë shkuar për trajtim në Turqi, për të mos folur për njerëz të familjes. Për këtë sëmundje nuk ka asgjë jashtë Shqipërisë që ne nuk e kemi”, u shpreh Rama.