Politikë

Cilat janë shanset që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut! Një fije peri e ndan

Cilat janë shanset që Bullgaria të heqë veton ndaj

Sonte vendoset fati dhe duket se ka një shans të bukur për heqjen e Vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Një ditë para samitit për Ballkanin Perëndimor, kreu i opozitës bullgare, Boyko Borisov i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Kiril Petkovit që të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë , për t’i hapur rrugën drejt integrimit Europian Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Çfarë po ndodh në Bullgari?

Kreu i opozitës Boriskov sonte ka marrë vendim partie që nuk do të pengojë kur të ketë seancë plenare, por do të bashkojë votat që të mos bjerë qeveria dhe ketë maxhorancën për të hequr veton ndaj M.V. Por pyetja që shtrohet është: A do të ketë seancë plenare sot, për të bërë votimin? Nga 240, i duhen 160 vota, të cilat Boriskovi me votat që premton ia jep maxhorancës. Nuk i dihet nëse do të hiqet ende veto-ja. Deri në darkë është e panjohur.

Reagime nga BE

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Valerhy në një postim në Twitter falenderon Boriskov për vendimin: “Falenderojmë liderin e opozitës Gerb Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar nëpropozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Reagimet nga Tirana

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Rama dhe Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në Twitter Rama shkruan: Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar në pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që po mban peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Gjithashtu Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për mbajtjen tonë peng nga Bullgaria dhe që shkatërron gjithçka”, shkruan Rama.

Ish-ministri DitmirBushati shkruan në Twiiter:

Kjo situatë më kujton vitin 2018, kur anëtarët e Bashkimit Europian diskutuan intensivisht derisa gjetën një formulë kompromisi në fund. Dua të jem i kujdesshëm në optimizmin tim. Më duket sikur #IGC për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund është pranë. Ky duhet të jetë një lajm i mirë për rajonin tonë dhe Bashkimin Europian gjithashtu.

Reagim nga Serbia

Presidenca serbe ka njoftuar se liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, kanë vendosur të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrjen dhe qasjen e përbashkët në samitin e Brukselit është një tjetër hap në përparimin e vendit tonë”, por edhe një sinjal i qartë se përkundër pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimeve evropiane”, thuhet në kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.