Bllokuan foltoren, PS kërkon kërkon përjashtimin e 5 deputetëve

E Premte 27 Janar 2023, 11:30
TiranaPost
Pas kaosit të djeshëm në sallën e Kuvendit, kur Berisha dhe 4 deputetë të tjerë bllokuan foltoren, PS ka paraqitur sot një kërkesë me shkrim përpara kryetares së Kuvendit. Kërkohet përjashtimi i deputetëve për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet ku bëjnë pjesë.
Bëhet fjalë për Sali Berishën (vendimi për të cilin për përjashtim nga seancat plenare u mor që dje), Belind Këlliçin, Flamur Nokën, Edmond Spahon dhe Edi Palokën.
Gjithashtu kërkohet mbledhja e Sekretariatit për Procedura, Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës së propozuar.