Bie qeveria në Francë, kryeministri francez jep sot dorëheqjen
Kryeministri francez Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen sot pasi ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë votuan për rrëzimin e qeverisë së tij, duke e zhytur Francën në krizën e dytë të madhe politike në gjashtë muaj.
Barnier, një politikan veteran i cili më parë ishte negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, do të jetë kryeministri më jetëshkurtër në historinë moderne franceze. Asnjë qeveri franceze nuk e kishte humbur votën e besimit që nga ajo e Georges Pompidou në 1962.
Me 331 vota pro në një mocion mosbesimi, mbrëmjen e 4 dhjetorit deputetët në Asamblenë Kombëtarë të Francës rrëzuan qeverinë e kryeministrit Michel Barnier, e cila zgjati vetëm 3 muaj. Presidenti Francës Emmanul MAcron pritet t’i drejtohet sot kombit në një fjalim rreth orës 20:00.
Macron kërkon të përshpejtojë emërimin e kryeministrit të ri për “të mos u shfaqur pa qeveri përballë Trump-it, i cili do të jetë në Paris për rihapjen e Notre-Dame”. Presidenti ka nisur konsultimet dhe ndër kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit përmenden dy emra: ministri aktual i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, dhe lideri centrist François Bayrou.