Politikë

Berisha si Tom Doshi? Basha: Kriminalizimi i politikës vepër e mirëmenduar nga Rama, s'komentoj jashtë raportit të zgjedhjeve

Berisha si Tom Doshi? Basha: Kriminalizimi i politikës vepër e

Kreu i PD-së refuzoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve referuar një deklarate të tij se Tom Doshi si i shpallur non grata nga SHBA-të nuk duhet të futet në Parlament: Po me rastin e Berishës ndan të njëjtin qëndrim, pasi edhe ai është shpallur non grata dhe i ndalohet hyrja në SHBA familjarisht?

Pavarësisht se vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama, Basha tha se sot nuk komenton asnjë çështje jashtë raportit të OSBE, por në të ardhmen: Kemi kohë... tha ai.

’Ne jemi krenarë për ligjin për dekriminalizimin. Nuk harrojmë, se edhe pse nuk kishim numrat, detyruma mazhorancën të pranonte plagën e rëndë, futjen e personave me rekorde të tmerrshme kriminale si deputetë, kryebashkiakë e drejtues të lartë të PS.

Kriminalizimi i politikës është kryekëput vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie. Nuk është problem vetëm për PS, por dhe ekonominë. Papunësi, problem të rënda sociale dhe shkallën më të lartë të kapjes s ështetit. Vënien e shtetit në funksion të një pakice absolute dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vijojë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij rapoorti, do e lë për herë tjetër. Besoj me të drejtë, që çdo deflektim nga raporti, çdo shmangie nuk i shërben interesit publik. Kemi kohë për të tjerat.'

A do mundej Basha të thoshte se Berisha nuk duhet të futet në parlamentin e shtatorit?

*Tiranapost.al.