Politikë

Berisha reagon pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike

Berisha reagon pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë

Sali Berisha ka dalë me një reagim pas vendimit të Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin e gjykatësit Agron Zhukri.

Në një konferencë për mediat Berisha tha: Sot, tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë, në zyrën e Ramës. Vendimi ishte paralajmëruar kohë më parë, trup diplomatik të akredituar në Tiranë. Oor sot gjithashtu jemi në një orë, në një kohë, të vërtete, kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë, janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin dhe të ardhmen. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit McGonigal konkludoi me një vendim të pashembullt. Në procesin gjyqësor të sotëm, se ata të cilët kishin kërkuar të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kishin qenë palë, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuloi tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, pas skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje vetëm se ishte urdhëruar nga Rama.