Politikë

Berisha për protetsën në ditën e Samitit: E bëjmë për vlerat europiane

Berisha për protetsën në ditën e Samitit: E bëjmë

Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot është shprehur se nesër në ditën e samitit BE-Ballkan Perëndimor do të zhvillohet një protest e fuqishme, por nuk ka dhënë vendodhje për vendin ku do të mbahet.

“Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës, në shenjë proteste, në një protestë të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se Policia nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e ka lejuar të zhvillohet vetëm jashtë perimetrit të sigurisë.