Politikë

Berisha për Bashën: Me pekule, me pekule do e nxjerrim

Berisha për Bashën: Me pekule, me pekule do e nxjerrim

Sali Berisha ka mbërritur pak më parë në Selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Bujar Nishani, Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Edith Harxhi, Floriana Garo etj. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Berisha është shprehur se protesta do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00.

I pyetur nga se ccfarë do të bënte nëse Basha refuzon të dalë nga zyra, Berisha është përgjigjur: Me pekule, me pekule do e nxjerrim.

Dialogu me gazetarët:

-Përplasje fizike?

Berisha: Se ku do të jetë peng Basha më 8 janar është punë e tij. Një gjë është e sigurt, ne nuk futemi në ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse paralajmëroj mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa.

-Në çfarë ore nis protesta dhe kur do të përfundojë?

Berisha: Protesta nis nesër në orën 12:00, realizon qëllimet dhe ky revolucion paqësor nuk ndalet.

-Por nëse nuk arrini ta nxjerrin zotin Basha ka do të thotë që keni dështuar?

Berisha: Kush tha? Atë se thotë as ai vetë, ai e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuaj kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur.

-Nëse Basha refuzon të dalë nga zyra si do e nxirrni?

Berisha: Me pekule, me pekule do e nxjerrim. Ju falenderoj për punën e shkëlqyer që keni bërë. Ka qenë rast unik për mediat, për të transmetuar skena turpi të imagjinuara.

Tiranapost.al