Politikë

Berisha nga Tropoja: s’do jemi çadra, por ortek

Berisha nga Tropoja: s’do jemi çadra, por ortek

Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar me demokratët në Tropojë ka paralajmëruar protesta dhe nuk i ka kursyer thumbat përsëri për kryedemokratin Lulzim Basha duke e quajtur sërish peng të kryeministrit Rama.

“Pengkryetarin merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër, por ne do të themi këtu, para këtyre zonjave dhe burrave se para se të vinte kutitë te votimit do votojmë me këmbë e duart tona me protesta deri sa të përmbysim narkoshtretin tënd, para se të bëhen zgjedhje, nuk do bëjmë çadra, ne do jemi ortek", tha Berisha.