Berisha nga Shkodra tenton një aksion të ri, Basha në Fier takime

E Diel 16 Janar 2022, 13:27
TiranaPost
Berisha ndodhej në Shkodër sot në një takim që niste në orën 11:00. Edhe takimi i Bashës niste në 11:00, por nga Fieri.
Pas foltorve të disa javëve të Berishës nëpër Shqipëri dhe pas protestës së 8 janarit (të cilën ai vetë e cilësoi si revolucion) ku dështoi bashkë me grupin në qëllimin e tyre për të marrë selinë e PD-së, duket se po tenton një aksion të ri. Nuk i ka vënë emër këtë herë, por ka rinisur takimet nëpër Shqipëri. I pari nisi nga Shkodra në përvjetorin e krijimit të degës se PD-së, në këtë qytet.
Kurse Basha u mblodh me grupin e tij të deputetëve dhe mbështetësve në Fier, pa një arsye konkrete, por si një takim rimëkëmbjeje pas protestës së dhunshme të 8 janarit.