Berisha: Nëse Çuci s’do qe larguar në minutën e tretë, në të katërtën do e shkarkoja në vend të Ramës

E Enjte 4 Gusht 2022, 19:58
TiranaPost
Sali Berisha së bashku me disa anëtarë të Partisë Demokratike i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së Himarës ku vogëlushja Jonada Avdia, u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.
I pyetur nga gazetarët çfarë do bënte nëse do të ishte vendin e Kryeministrit Rama, Berisha është përgjigjur: Nëqoftëse Çuçi nuk do të kishte ikur për tre minuta të katertën do e kisha shkarkuar vetë, atë dhe ministren e Turizmit. Nuk them që policia s’ka përgjegjësi une s’e njoh atë drejtorin e Vlorës. Ai ishte i shkarkuar dhe e kishin kthyer dhe të dhënat paraprake tregojnë se e kanë kthyer ministrat.