Politikë

Berisha: Bie Tirana, bie edhe Edi Rama

Berisha: Bie Tirana, bie edhe Edi Rama

Berisha ka mbledhur sot ekipin elektoral të Tiranës dhe në fillim të mbledhjes ka komentuar situatën e fundit politike me hetimin pasuror që i bëhet kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

“Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini. Këto janë raporte të vërteta.

Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit.

Ndaj dhe në përmbushje të këtij misioni, iu takon juve së pari të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral për kryeqytetin dhe të përfshini personalitete, aktivistë, anëtarë, mbështetës influentë në zonat tona, në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë.

Kjo është një betejë e një rëndësie, më e rëndësishmja.

Ju garantoj që në një mënyrë ose një tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë ndonjëherë në ekzistencën e saj betejë më të rëndësishme se kjo betejë.

Kjo është e vërteta”, tha Berisha.