Bashkia e Tiranës miraton ushqimin falas në shkollat publike për nxënësit e arsimit bazë

Nga shtatori i 2025, nisma e Bashkisë së Tiranës për kompensimin ushqimor për nxënësit e 9-vjeçares do të zbatohet në të gjitha shkollat publike të Tiranës.
“Për sa i përket projektit “Ushqimi në shkolla”, parashikohet shpërndarja e një pakete ushqimore falas për nxënësit e 9-vjeçares. Sot kemi bërë një revolucion për dietën e vogëlushëve tanë në kopshte. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për ata të 9-vjeçares”, theksoi Veliaj.
Kjo nismë sjell përfitime të shumta, duke garantuar ushqyerje më të mirë, lehtësuar barrën financiare për familjet në nevojë dhe nxitur angazhimin e nxënësve në aktivitete pas mësimit. Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke treguar përkushtimin e Bashkisë ndaj të ardhmes së qytetit.