Politikë

Basha takon një grup mjekësh dhe thotë se i kanë përshkruar një realitet shumë shqetësues ndërsa vazhdon me akuzat për fshehje të vdekjeve

Basha takon një grup mjekësh dhe thotë se i kanë

Lulzim Basha vijon me akuzat për fshehje për qëllime politike të numrit real të viktimave nga koronavirusi dhe të të infektuarve.  Kreu i PD-së u takua sot me disa mjekë, ekspertë dhe përfaqësues të PD-së të cilët shprehën shqetësim për trajtimin, testimin dhe përballimin e situatës.

Ndërsa vetë Basha thotë se mjekët i kanë përshkruar një realitet shumë shqetësues për nga numri rekord i vdekjeve sot, 19 dhe akuzon se numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Postimi i plotë nga Twitteri i Lulzim Bashës:

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.
Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtet që fsheh Rama janë shumë më keq.
 
Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm.
 
Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.