Basha siguron mirë dyert pas mbarimit të afatit të vënë nga Berisha. Në seli nuk hyn dot as Jorida Tabaku

E Mërkurë 5 Janar 2022, 11:43
TiranaPost
Afati që Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dha kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha për të liruar selinë blu ka përfunduar ditën e sotme.
Berisha ka kërcënuar se do të shkojë në ‘shtëpinë e demokratëve’ dhe gjithashtu ka paralajmëruar protesta.
Ndërkohë në selinë blu janë siguruar mirë dyert dhe askush nuk mund të hyjë brenda. Dhe vet nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbetur jashtë selisë për disa minuta.
Mediat kanë raportuar se dera kryesore e selisë do të hapet në mënyrë mekanike nga dikush dhe nuk do të jetë lejohet hyrja për të gjithë nga kjo hyrje, por vetëm kryetari i partisë.
Tiranapost.al