Politikë

Basha refuzon thirrjen e Nishanit për prezencën e medias në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Basha refuzon thirrjen e Nishanit për prezencën e medias në

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani i bëri thirrje mediave që t'i bashkohen mbledhjes së organit që ai kryeson që po zhvillohet aktualisht në selinë blu.

Megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e Bashës që donte mbledhje të mbyllur. Ky i fundit nuk ka lejuar hyrjen e gazetarëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ashtu si nuk i lejoi në mbledhjen e Kryesisë.

Tashmë mbledhja ka filluar më shumë se 1 orë e 30 minuta me vonesë nga ora 19:00 kur ishte planifikuar.

tiranapost.al