Politikë

Basha premtoi Bursën Shqiptare të Energjisë, PS i përgjigjet: Do kesh qenë në gjumë, ka një vit që është krijuar

Basha premtoi Bursën Shqiptare të Energjisë, PS i

Kreu i PD Lulzim Basha, ka prezantuar ditën e sotme programin e tij për energjinë ku mes të tjerash është “angazhuar” të themelojë Bursën Shqiptare të Energjisë, e cila faktikisht është krijuar tetorin e vitit të shkuar. Në përgjigje të mosdijes të kryedemokratit, PS e ka ironizuar me anë të një videoje të publikuar në Facebook, e cila shoqërohet me statusin “Luli bën gjetjen e radhës, do krijoj bursën shqiptare të energjisë! Siç duket ka qenē në gjumë ditën që Bursa Shqiptare e Energjisë u themelua.”.

Kjo është vetëm gafa e radhës e Bashës, pasi më parë kishte premtuar uljen e taksës së turizmit në 6%, që është niveli aktual i taksës i vendosur nga qeveria.

Tiranapost.al