Politikë

Basha përgjigjet për ftesën e Ramës për t’u bërë bashkë: E ka marifet të vjetër. Do bashkëqeveris me LSI

Basha përgjigjet për ftesën e Ramës për t’u

Lulzim Basha thotë se ftesa e Edi Ramës për një bashkëpunim (me kushtin e distancimit nga Sali Berisha e Ilir Meta) pas 25 Prillit është një marifet i vjetër i tij: Nuk ka shans. Rama nuk do jetë kurrë pjesë e bashkëqeverisjes tonë, tha ai për News 24.

Pjesë nga intervista:

-Nëse nuk fitoni? Si do jetë e ardhmja në lidershipin tuaj?

Basha: Më 25 Prill Shqipëria do fitojë. Do jetë fitorja më e thellë në histori.

-Nëse do ketë një skenar tjetër?

Basha: PD, koalicioni për ndryshim dhe aleanca janë fituesit e padiskutueshëm, këtë e di dhe Rama dhe kohët e fundit ka filluar të hapë ndonjë deriçkë. Nuk ka shans, nuk do jetë pjesë e bashkëqeverisjes.Nuk ekziston skenari i humbjes së PD, që Shqipëria të humbasë. Rama do humbë këtë ai e di. Marifetet nuk e do ndihmojnë. Duhet të fusë veten nën kontroll, të pranojë zgjedhjen e shqiptarëve. Rama nuk do jetë kurrë pjesë e bashkëqeverisjes tonë.

-A po kërkon diversion Rama mes PD dhe LSI?

Vëmendja ime dhe e jona është tek shqiptarët. Çdo ndryshim i retorikës së tij tregon se ka humbur toruan. Ky nuk është problemi im dhe as i shqiptarëve.

*Tiranapost.al.