Politikë

Basha përballë gazetarëve për akuzat e UÇK: Kam pritur një javë të vij ti them në studion e Opinionit

Basha përballë gazetarëve për akuzat e UÇK: Kam

Ndërsa Edi Rama në Real Story thotë se Basha po i shmanget pyetjeve për Raportin e Dick Marty, vetë lulzim Basha në Opinion thotë se ka pritur 7 ditë për të hedhur poshtë akuzat.

Unë nuk dëmtohen nga këto akuza. Kundërshtarët e mi politik tregonnë që kanë frikë nga unë. Kush përfiton nga kjo lojë, dhe kush po e bën, është shprehur Basha jo pa tension, lidhur me pozicionin e vendosur pas akuzave: Jam para një makinacioni.

Ndërsa Baton Haxhiu ka reaguar duke thënë se PD përdori analistin si një spot propagandë për nje fakt që ai tha.

Nuk e bëtë mirë këtë- i tha analisti. Tregon që nuk jeni aq të qetë. Ju zoti Basha nuk po merreni me të vërtetën dhe fakti që nuk dilni të sqaroni për diçka profesionale që e ka bërë në Prishtinë.

E keni marrë kasetën e masakrës së Krushës?

Basha: Pa diskutim qytetarët e kanë marrë përgjigjen. Kaseta e Masakrës është marrë nga Dashamir Peza në atë kohë si përkthyesi i BBC që e kam mësuar përmes rrefimit të tij. Sa i përket pohimit tjetër, vetë Zoti Baton Haxhiu e hodhi poshtë si të pavërtetë. Unë jam nip Peje nga gjyshja dhe nip Drenice nga gjyshi. E Kam pohuar 100 herë. Të gjtha janë sajesa absolute.

A keni udhëtuar në Kukës? E keni takuar Melain Bellanicën? Jua dha kasetën?

Asnjëherë dhe vetë fakti që Dashamir Peza tregon se kaseta është transmetuar nga BBC dhe kanale perëndimore. Sipas pohimeve, kaseta është marrë në dorëzim nga BBC. Skam qenë kurrë pjesë e asnjë procesi, hetimi kundër UÇK. Kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti aktakuzën kundër Milosheviç në 98-99 dhe ka klumtuar me ngritjen e padisë me 21 maj 1999. Jam krenar që kam dhënë kontributin e çuarjen në drejtësi kasapin e Ballkanit. Kemi jetuar disa krime në Mitrovicë nga serbët në 2000 dhe në pjesë të tjera të territorit të Mitrovicës. Pastaj u ngrit fabola e Shtëpisë së Verdhë, Janë fabrikuar tre gënjeshtra, e para për kasetën, e dyta për arrestimin e një prej komandatët e UÇKL, e treta për shtëpinë e verdhë.

Roli në departamentin e ligjit të UNMIK?

Në filim si përkthyes apo legal officer, Në Prishtinë kam qenë si personi përgjegjës për zonën e Gjilanit për mbykëqyrjen e drejtësisë. Pas kësaj asistent i vecant i drejtorit të departamentit të drejtësisë në Kosovë. Në asnjë çast skam pasur akses në dosje hetim për ushtrinë e Kosovës. Detyra ime në UNMIK të përgatisja planin e tranzicionit të kompetencave nga departamenti i drejtësisë së UNMIK tek Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

Bellanica ka thënë që nuk i kam dhënë Bashës kasetë ndryshe nga ai i Dashamir Pezës?

Basha: Unë se kuptoj ku gjendet etika profesionale kur tre akuza në 7 ditë janë rrëzuar nga dëshmitar kryesorë.