Basha në Paskuqan/ Përplasje mes mbështetësve të djathtë, bllokohet qarkullimi, dy automjete...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë e biznese në Paskuqan, slë bashku me të deleguarin e këtij subjekti politike për këtë zonë, Flamur Noka.
Gjatë këtij takimi, ku kreu i PD ndodhej i shoqëruar nga dhjetëra makina të simpatizantëve të tij, nuk kanë munguar as incidentet.
Veç kaosit të prodhuar në rrugët e qytetit me parakalimet e automjeteve, simpatizantët demokratë janë përplasur edhe me njeri tjetrin.
Në foton e mbërritur në redaksinë e "Tiranapost" shihen dy automjete me flamujt e PD të aksidentuara në rrugë.
Ky incident nuk ka shkaktuar fatmirësisht pasoja në njerëz. Ndonëse fyerjet mes mbështetësve kanë vijuar për disa minuta.
Bllokimi i trafikut dhe insistimi i kalimtarëve për lirimin e qarkullimit, ka bërë që ky incident të mos përshkallëzohej.