Politikë

Basha mbërrin në SPAK për të dëshmuar për dosjen Toyota Yaris

Basha mbërrin në SPAK për të dëshmuar për dosjen

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK, ku mendohet se do të dëshmojë për dosjen Toyota Yaris raportojnë mediat.

Kryedemokrati do të merret në pyetje nga një grup prokurorësh belgë që kanë mbërritur në Tiranë prej 3 ditësh.

Çfarë është dosja Toyota Yaris?

Në 24 qershor 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi paratë në vend për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike.

Tiranapost.al