Politikë

Basha kërkesë në Parlament, nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër

Basha kërkesë në Parlament, nuk e do Gazment Bardhin në

Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla, me pretendimin se kjo e fundit nuk ka njohur shkresat e depozituara nga PD-ja zyrtare.

Në padi, mes disa kërkesave që kryeparlamentarja nuk ia ka marrë parasysh, bie në sy edhe ajo për të ndryshuar vendet ku deputetët ulen.

Lulzim Basha ka kërkuar që Lindita Nikolla të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash Bashës e në vend të tij të vendosë Arbi Agalliun.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: - Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: - Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, - Znj.Andia Ulliri ze vendin e z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas.” Thuhet në padinë që Basha bëri në SPAK pas pranimit të deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.