Politikë

Basha kalon në emra, nga Samir Mane dhe telefonatat për Llogaranë deri tek Çet Kastrati “administratori i pasurive”

Basha kalon në emra, nga Samir Mane dhe telefonatat për Llogaranë

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzat ndaj qeverisë dhe Ramës ka kaluar në emra konkret të disa nga biznesmenëve të njohur në Tiranë.

“Kush të mori në telefon për Llogaranë apo Samir Mane? Çfarë emri tjetër do? Se në Tiranë nuk merret vesh Çet kastrati është pronari apo administratori i pasurive të tua”, tha Basha.

Akuzave të Bashës, Rama iu përgjigj:

"E para njëherë që ta dinë të gjithë: ajo që ndodh me ju, jo vetëm nuk më argëton por më bën të ndihem keq, sepse është fundi i etikës, është fundi i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë po deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shëmtuar ajo që ndodhi. Ta dish.

E mora fjalën prapë për të vënë disa pika mbi i. Kur vjen këtu i fundit, gjë që e dimë të gjithë, fillon një logore fjalësh të ulët, më të ultat që mund të nxjerrë njeriu", tha Rama.