Politikë

Basha: I trishtuar nga realiteti që gjej në Shkodër. Shifrat e vdekjeve më të këqija, por i fsheh Rama

Basha: I trishtuar nga realiteti që gjej në Shkodër. Shifrat e

Nga Shkodra ku pati një takim me Voltana Ademin, mjekë dhe përfaësues të bizneseve, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ndihet i trishtuar nga realiteti që gjen në Shkodër, sipas tij në një situatë të rënduar, për shkak të braktisjes së qytetit verior nga kryeministri Rama. Duke përsëritur situatën serioze të pandemisë, dhe numrin e viktimave që u shënua një tjetër rekord i ri, Basha tha se shifrat janë ende më të këqija, por që fshihen nga Rama.

Basha:

Kënaqësi që ndodhem në një ditë kaq të bukur në qytetin e mrekullueshëm por i trishtuar nga situata e rënduar që gjej këtu. Qeveria ka braktisur Shkodrën e shkodranët. Dje patën numrin më të errët të viktimave, shifrat janë ende më të këqija, po fshihen nga Rama. Në këtë situatë duhej të merrnim masat. Ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim, kostroja e jetës është rritur, varfëruar e shtuar, pamundësia për të përballuar krizën nga shkodranët është evidente. Kësaj situate i jepet përgjigje, me veprime të vendosura për ti ardhur në ndihmë një kryefamiljari, bizneseve.

*Tiranapost.al