Politikë

Basha: Berisha po përhap lajme të rreme, demokratët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në kuvendin e 18 dhjetorit

Basha: Berisha po përhap lajme të rreme, demokratët e kanë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në Tëitter e ka akuzuar Berishën se po përhap lajme të rreme pasi demokratët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Basha gjithashtu ka shtuar se asnjë trillim nuk mund t’ia zgjidhë hallin ish-kyeministrit pasi interesat e tij janë personale dhe jo për demokratët.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18Dhjetor sepse duan #bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i'a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha.

Tiranapost.al