Balla për 30 vjetorin e FRESSH: Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në momente të vështira


Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në 30 vjetorin e Fressh u shpreh se misioni i Fressh shumë shpejt nga një aktivizim politik, u kthye në një shkollë.
‘Misioni ishte aktivizmi politik, por shumë shpejt u kthye në një shkollë. Si organizatë rinore , orientimi ishte i pandryshueshëm i njëjtë me studentët e dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në momente të vështira. Nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike, por luajti një rol të rëndësishëm edhe brenda zhvillimeve të PS. Dy kryetarë të Fressh u bënë dy herë kryeministra, dhe kjo nuk ishte rastësore. Personalisht kam qenë i angazhuar në shumë nisma. PS mbetet partia më e hapur, mbështetëse ndaj të rinjve që sot shohin tek ne transformimin e Shqipërisë. PS është e hapur dhe gati të bashkëpunojë me çdo të ri dhe t’i japë zë nismave që vijnë nga çdo rrjet rinor që e duan atdheun si shqiponja folenë. Këtu është partia e të gjithë shqiptarëve’,
FRESSHI ka qënë në çdo protestë të PS-së-së. Gjatë ditëve të mbylljes anëtarët e e saj ndihmuan me ushqime dhe barna anëtarë familjet në nevojë dhe pensionisët. Siç thoshte dhe presidenti më jetëgjatë në SHBA, Franklin Ruzvelt ''ndoshta ne nuk mund të ndërtojnë të ardhmen për rininë tonë, por ne mund të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen'', tha Balla.