Politikë

Babaramo fton të ndjekin një intervistë të ndërprerë e të lënë në mes befas nga kryeministri me të

Babaramo fton të ndjekin një intervistë të

Gazetari politik Ilir Babaramo paralajmëron në një status një intervistë që ai ka realizuar me kryeministrin Rama për fushatë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur në këtë intervistë, e cila megjithëse është lënë në mes befas siç rrëfen gazetari Babaramo, por megjithë këtë ai ka vendosur të mos e anulojë dhe të pasqyrojë atë segment që ka zgjatur për aq sa ka zgjatur. Ajo që bie në sy është që edhe vetë gazetari nuk di arsyen pse kryeministri ia ka lënë intervistën përgjysmë.

Babaramo:

Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte
Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet.

Babaramo fton të ndjekin një intervistë të

Kryeministri ka dhënë intervista të shumta, disa në studio disa nga terreni, përveç atyre politike Rama ka vizituar edhe studiot e humorit ku pas spektaktlit të humorit në Klan, pritet të shfaqet edhe në Portokalli.

Në televizionet shqiptare ka një trafik emisionesh politike, të gjitha në Prime Time pothuajse në çdo television ka mbi tre emisione politike. Ky është ndoshta një tipar që e bën Shqoipërinë kampione, në rajon po e po se në Europë nuk shihet askund ky fenomen. Por nga ana tjetër lindja shumë e emisioneve politike është ushqyer dhe mbështetur edhe nga etja e politikanëve për të qendruar më shumë orë në televizor sesa në zyrë.

*Tiranapost.al.