Politikë

Asllan Dogjani për primaret: Vodhëm njëri-tjetrin

Asllan Dogjani për primaret: Vodhëm njëri-tjetrin

Asllan Dogjani, kandidati i rithemelimit për primaret në Kamëz ka hedhur akuza për vjedhje votash gjatë procesit. Dogjani nuk arriti të shpallej fitues për primaret.

“Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin”, u shpreh Dogjani në një reagim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.

Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën derën në fytyrë dhe nuk i lanë për të votuar. Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin.

Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit.

Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera.

Tiranapost.al