Politikë

Asambleja e KiE pro anëtarësimit të Kosovës, Rama: Hap historik dhe i drejtë

Asambleja e KiE pro anëtarësimit të Kosovës, Rama: Hap

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Reagimi

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:


VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm

Forca KOSOVË