Politikë

Ambasadorja Yuri Kim: I kemi dhënë SPAK-ut, “listën e zezë” me tre 3 ish-zyrtarët që u është ndaluar hyrja në SHBA

Ambasadorja Yuri Kim: I kemi dhënë SPAK-ut, “listën e

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë e ftuar në emisionin “Përballë” ka thënë se autoritetet amerikane i kanë vënë në dispozicion SPAK-ut “listën e zezë” që përfshin emrat e tre ish-zyrtarëve të lartë të Shqipërisë që u është ndaluar hyrja në Amerikë për shkak të akuzave për korrupsion.

Ambasadorja Kim ka shtuar se institucionet ligjzbatuese nuk kanë kurajo të veprojnë për disa raste edhe kur kanë informacione, duke i bërë eko deklaratës së saj të mëparshme se mos dënimi i disa personave që u është ndaluar hyrja në SHBA, nuk është indikacion se ata janë të pafajshëm, por që institucionet e drejtësisë nuk kanë bërë punën e tyre.

“Ajo që mungon është, që të jem e ndershme... ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot.”- ka thënë Yuri Kim për gazetarin Lutfi Dervishi.

Tiranapost.al