Politikë

Ambasadorja Yuri Kim-Bashës: Presim kandidatë të pastër në zgjedhje

Ambasadorja Yuri Kim-Bashës: Presim kandidatë të pastër

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha. Nuk dihet nëse takimi është zhvilluar online apo fizikisht, Yuri Kim nuk ka postuar foto në rrjetet sociale përveçse ka treguar se është njohur me programin e Bashës. Ajo i ka theksuar kreut të PD-së pritshmëritë amerikane për kandidatë të pastër, nga PD dhe nga të gjitha partitë e tjera.

Ambasadorja Yuri Kim:

Sot patëm një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën, më erdhi mirë që u njoha me programin elektoral të PD-së dhe partnerëve. Unë nënvizova pritshmëritë e SHBA-ve për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta Shqipëri-SHBA, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill.

Ambasadorja Yuri Kim-Bashës: Presim kandidatë të pastër

*Tiranapost.al