Politikë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim flet edhe shqip, ja disa nga mesazhet që dha sot

Ambasadorja amerikane Yuri Kim flet edhe shqip, ja disa nga mesazhet që dha

Nga sheshi “Skënderbej”, ku ndoqi koncertin e grupit rrok të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch n’Go”, ambasadorja amerikane në Tiranë ka dhënë disa mesazhe në gjuhën shqipe.

Ajo e ka quajtur të rëndësishme miqësinë mes dy vendeve në vitin që shënon një shekull marrëdhënie, teksa ka cituar dhe heroin shqiptar Skënderbeun me shprehjen e tij të bashkimit që bën fuqinë.

“Po lexoja disa nga komentet në postimin tim në rrjetet sociale këtë mbrëmje dhe dikush më kishte pyetur nëse kisha mësuar diçka në shqip? Kam mësuar disa gjëra.

Janë 2 gjëra. Njëra është “vendi i shqiponjave”. Sepse të dy popujt tanë janë popuj shqiponjash, jemi popuj të cilët ngrihemi lart në fluturim.

Gjëja e dytë është ajo gjë që ka thënë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Ajo që ai ka thënë është: “Bashkimi bën fuqinë!” Besojmë që të gjithë e dimë vlerën e kësaj.

Në këtë 100-vjetor të miqësisë, le të qëndrojmë së bashku, le të bëjmë përpara drejt të ardhmes, le të ecim drejt të ardhmes së shkëlqyer, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë,” u shpreh ambasadorja.