Politikë

Ambasadori i OSBE nga Elbasani: S’më takon të gjykoj krimet gjatë fushatës, besim tek drejtësia

Ambasadori i OSBE nga Elbasani: S’më takon të gjykoj krimet

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco pati një takim në Elbasan me kryetarin e bashkisë, drejtorin e policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Duke folur për pretendimet e opozitës për krime elektorale ai shprehu besimin se gjyqësori do të bëjë punën. Duke u ndalur edhe tek vrasja në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve, ai tha se duhet të ketë hetim të shpejtë: Kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë!

Vincenzo Del Monaco:

Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.

Maxhorana akuzon presidentin se ka nxitur tensione gjatë fushatës zgjedhore, të cilat çuan edhe në vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Është ngritur një komision Hetimor mbi akuzat e deputetëve të PD për presidentin, me qëllim shkarkimin e tij.

*Tiranapost.al.