Politikë

Ambasada Britanike për raportin e OSBE/ODIHR: Konsideroni rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme. Hetoni shit-blerjen e votës

Ambasada Britanike për raportin e OSBE/ODIHR: Konsideroni rekomandimet

Një ditë pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit, ambasada britanike ka reaguar me një status në faqen zyrtare të Facebook. Iu bën thirrje palëve politike shqiptare që të marrin në konsideratë rekomandimet në raport që t’i implementojnë në zgjedhjet e ardhshme si dhe të hetohen të gjitha rastet e denoncuara për shit-blerjen e votës apo shkeljen e të dhënave personale.

Ambasada Britanike:

Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë.

Ambasada Britanike për raportin e OSBE/ODIHR: Konsideroni rekomandimet

Raporti i plotë në linkun si më poshtë:

*Tiranapost.al.