Politikë

Albin Kurti vazhdon fushatën në Shqipëri, ja ku ndodhet ditën e sotme

Albin Kurti vazhdon fushatën në Shqipëri, ja ku ndodhet

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti vazhdon ditën e sotme vizitat e tij në vendin tonë. Pas takimit ditën e djeshme me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe kryeopozitarin Basha, Kurti është gjendur sot në qytetin e Gjirokastrës me gjasa për të mbështetur kandidatin e pavarur për deputet në këtë qark, Kreshnik Merxhani i cili kandidon i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në fotot e siguruara nga “Balkanweb”, shfaqet Kurti pasi ka lënë lule në shtatoren e Çerçiz Topullit. Vlen të përmendet se ditën e djeshme, Kurti i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatët e pavarur që garojnë me mbështetjen e VV dhe ka shtuar se vetë ai do të votojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tiranapost.al