Politikë

Albin Kurti shpall kandidatët e VV për zgjedhjet e 25 prillit: Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë

Albin Kurti shpall kandidatët e VV për zgjedhjet e 25 prillit:

Albin Kurti e ka bërë publike sot se VV e Shqipërisë do të futet në zgjedhjet e 25 Prillit. Në deklaratën për mediat nga zyra e VV në Tiranë Kurti tha se në tre ditë do prezantojë tre kandidatë të Vetëvendosjes, me të parin Boiken Abazin, për të cilin tha se është njeri i pakorruptueshëm.

Albin Kurti:

'Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikenin ai është një aktivist i pathyeshëm dhe njeri i pakorruptueshëm. Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nevojë për ndryshime. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht edhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takimet. Do takoj edhe këtu zyrtarë shtetërorë. Jam për 3 ditë pasi do prezantoj 3 kandidatët'.

I pyetur nëse do ketë koalicion me ndonjë nga partitë e mëdha, Kurti nuk u përgjigj konkretisht por tha:

'Nuk e këshilloj për kandidatët e VV se këta e dinë më mirë se unë, por ne dëshirojmë që shteti shqiptar të mos ketë korrupsion krim por të ketë drejtësi, punësim, gjithëpërfshirje sociale që të mos jetë për disa nënë e dashur, e për disa njerkë e hidhur, iu takon kandidatëve që t'i shpalosin listën e prioriteteve'.

Vetëvendosja e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet në Kosovë. Pritet që procesi i votimit dhe rezultati të certifikohen dhe Kurti të formojë qeverinë e re.

*Tiranapost.al.