Politikë

Ahmetaj në konferencë me ministren gjermane të Europës: Nuk ka një shtet të vetëm që të ngrejë një problem në lidhje me Shqipërinë

Ahmetaj në konferencë me ministren gjermane të Europës:

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann, vizitoi Tiranën fill pas vizitës në Maqedoninë e Veriut. Ajo u prit nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili në konferencën për mediat theksoi që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, të nevojshme për hapjen e negociatave me BE.

Ai e konsideroi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor domosdoshmëri, pasi sipas edhe ministres Lurmann ky rajon nuk duhet lënë vakum për t’u përdorur si lojë nga vendet e treta.

“I shpreha keqardhjen ministres se ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Sot që flasim nuk ka një shtet të vetëm që të ngrejë një problem në lidhje me Shqipërinë e megjithatë ende nuk ka hapje formale të negociatave. Edhe pse Komisioni Europian është shprehur që të gjitha detyrat janë plotësuar.

Ne shpresojmë që të hapen 6 muajt e ardhshëm. E gjithë qeveria shqiptare beson që do ta kapë kohën e humbur sapo të hapen formalisht negociatat.

Ia shpreha këto dhe ministres dhe i thashë që Ballkani Perwndimor nuk mund të mbetet si një vakum politik siç tha edhe ajo.

Falë procesit të Berlinit, përmes nismës 'Ballkan i Hapur' ne dëshirojmë të krijojmë një treg me 20 mln konsumatorë në favor të qytetarëve, e sipërmarrjeve të Shqipërisë.

Si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria i ka ofruar BE bashkëpunim për mandatin e saj 2022-2023.

Ajo që është shumë e rëndësishme është sinjali për të rinjtë në ballkanin perëndimor.

Ndërkohë procesi i Perlinit ka mbjellë një farë pozitive te të rinjtë e ballkanit perëndimor, dhe shumë kush e ka shfaqur mediat që diskursi, diskutimi, debate nuk i ngjan më atij të para 10 viteve. Tani i gjithë diskutimi është te negociatat, bashkëpunimi, tregtia e përbashkët.”