Politikë

A ka lidhje dorëheqja e Tritan Kalos me ftesën për Najada Çomon?

A ka lidhje dorëheqja e Tritan Kalos me ftesën për Najada
Nuk është e qartë, edhe pse deduksionet të çojnë ne një pikë te afert. Sot në mëngjes Tritan Kalo lajmëroi se dorëhiqet nga anëtarësia në Komitetin Teknik të Eskpertëve.

Po në mëngjes TCH dhe gazetari Met Veliu shkruante se Najada Çomo kishte marrë ftesë nga kryeministri Rama për t’iu bashkuar listës të kandidatëve për deputet të PS.

Në orën 11, vetë Rama live bën ftesën për doktoreshën ku thotë: Për ekipin tonë na duhet të lutim dorën e bashkëpunimit për njerëz që janë në vijën e zjarrit. Kush më mirë sesa vetë komandantja e vijës së zjarrit e njohur nga të gjithë të vijë në parlament... jo për t’u bërë deputetje a radhës dhe as për të lënë vijat e zjarrit që janë bërë shumë të ashpra, por për të qënë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është sy më sy... Të jap fjalën se ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ti. Me kënaqësi kemi marrë aprovimin tënd.

Zëra nga bluzat e bardha thonë se Kalo ka aspiruar politikën dhe se një ftesë të tillë do e kishte mirëpritur dhe ai. Nuk dihet me siguri nëse është kjo hatërmbetje.

tiranapost.al