Politikë

A e ndjen që edhe PS po plaket? Rama e pranon por u kujton gazetarëve fitoret si për të thënë që nuk është punë moshe

A e ndjen që edhe PS po plaket? Rama e pranon por u kujton gazetarëve

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me kryesinë e PS. Rama tha se pjesë e diskutimeve ishte ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e Asamblesë që do të adresojë sfidat e përbashkëta të partisë dhe qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët nëse e ndjen që PS po plaket, ja si u përgjigj Kryeministri:

“Te gjithë jemi duke u plakur, por nuk ka rëndësi mosha që shkruhet. Gjithmonë fitoret kanë qenë pjesë e jona.”