Politikë

A do e njohë Meta vendimin nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon? Flet për bashkëpunim maxhorancë-opozitë

A do e njohë Meta vendimin nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon? Flet

'Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do jeni këtu në mënyrë të vazhdueshme, këto kohë s'do jemi intensivisht se do presim të përfundojë procesi zgjedhor i ankimeve. Pastaj me filimin e sezonit të ri do jemi në formë shumë aktive dhe të jeni shumë e qetë'.

Kështu iu përgjigj nga konferenca presidenti Ilir Meta pyetjes në se do njohë vendimin e Kushtetueses, nëse e shkarkon nga detyra. Kuvendi shkarkoi presidentin me 104 vota pro. por Meta e konsideron vendim nul dhe shprehet i bindur se do jetë në detyrë deri kur i mbaron mandati, më 24 korrik 2022. Pyetjes nëse ka ende forcë të drejtojë LSI, siç ka deklaruar më herët se do veprojë pas 24 korrikut, Meta ftoi gazetaren: Të ftoj për në majë të Jezercës apo Korabit, duke nënkuptuar se ende ka forcën e lidershipit në LSI si në 2004-ën.

Nuk dha përgjigje të qartë nëse dp mandatojë qeverinë e re të Ramës. Ai tha:

-Kur thatë se jeni gati të bashkëpunoni me maxhorancën e re dhe opozitën e re, pasi të mbarojë procesi i ankimimeve për zgjedhjet, a do ndikojë vendimi që mori parlamenti në dekretimi ne qeverisë së re?

Ilir Meta: S'mund të marr seriozisht një akt të tillë dëshpërues të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh. Ua kam thënë ndërkombëtarëve që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë, do i kërkoj falje një kolegeje jo shqiptare se me pyeti për një forcë të re politke dhe i dhashë 0.3 % , por s'më doli fiks se doli 0.5 %. Kështu që këto nuk ndikojnë tek unë, tek unë ndikon vetëm kushtetuta. Ka rëndësi çelja e negociatave, para ca ditësh ishte ministri i jashtëm i Sllovenisë në një tur dhe të tjerë, e më pyetën për negociatat dhe i thashë ju lutem t'i bindin të tërë se sa më mirë të ecim në ktë drejtim aq në kontroll do vemë proceset e brendshme.

Ilir Meta:

Nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Unë pres me qetësi dhe durim përfundimin e procesit të ankimimeve dhe bashkëpunoj dhe me opozitën e re në parlamentin e rinë respekt të kushtetutës të procesit të integrimit europian dhe rivendosjes së sistemit të llogaridhënies hap pas hapi në të gjitha nivelet.

-Thatë se ishte kryeministri që ju përfshiu në fushatë elektorale

Meta: Jo unë s’jam përfshirë, por kam bërë fushatë të hapur duke denoncuar krimin zgjedhor. Janë 30 denoncime zyrtare për krime zgjedhore vetwm nw institucionin e presidencës.

-A ka presidenti gati popullin e dy marsit? Si përgjigje për shkarkim

Meta: Nuk ekziston një Kuvend i tillë në gjithë kuptimin e fjalës, ai kuvend është turpi i gjithë atyre që krijuan bashkë dhe përjashtoj veten nga ajo gjë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë nw Gjermani, është një nga faqet e zeza më të errëta në historinë shqiptare dhe faqe ne zeza të gjithë ata që e bënë me ndërgjegje këtë gjë. Dhe që e nxorën dhe presidentin e republikës në pritë, jo Metën se e lanë pa asnjë mbrojtje republikën dhe mos harrojmë që ka shumë arsye ky kuvend që iku të votojë në atë mënyrë se ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, në prag zgjedhjesh lokale që do shërbente të shpallej opozita organizatë terroriste. U ka plasur cipa disave që morën euro për të votuar.

SHBA ka publikuar urdhrin, u hiqet viza dhe konfiskohen pasuritë ata me lidhje me korrupsion dhe që akuzohen për destabilitet në Ballkanin Perëndimor. A keni emra kush janë këta politkanë që detyruan Biden për këtë vendim?

Ilir Meta: Kemi bërë marrëveshje ekstradimi me SHBA. Ne e mbështesim në këtë vendim.

*Tiranapost.al.