Politikë

30 vite FRESSH, një ditë për të duartrokitur dhe Luzhin dhe Kolin që nuk jetojnë më!

30 vite FRESSH, një ditë për të duartrokitur dhe  Luzhin dhe

Në 30 vjetorin e FRESSH, deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar dy anëtarë të cilët nuk jetojnë më, Luzhin dhe Kolin.

’30VITE JANË NJË JETË;
TE PARAT DHE MË TË BUKURAT!

FORUMI RINOR EUROSOCIALIST
ISHTE “LIVING” BRENDA NJË SHTËPIE TË MADHE PËR NE, PËR MUA!

Energji, pasion, aksion, rezistence, ide, përfaqesim, liri, barazi, votim, zhvillim, në 30 vite!

Njerëz të rinj mbledhur e lidhur krah njeri tjetrit dhe nje ideje te bukur, TË MAJTË, ANTIFASHISTË!

Ndaj sot, 30 vite më pas, unë dua të kujtoj dy prej nesh;

LUZHIN DHE KOLIN!

Luzhin një bukuri energjike që levizte, lëvizte pa pushim duke krijuar një vorbull që arrinte e tërhiqte njerëz te rinj pa pushim;

Kolin fuqinë e qetë, të përmbajtur, të sigurt, një shok në krah që nuk mungoi kurrë në ditë të vështira, shumë të vështira për cilindo, për ne!

30 vite të jetës së tyre ishin kështu,
ME NE!

Ditë si kjo e sotmja, vlejnë, edhe për të duartrokitur për ta!’’, shkruan Braçe,

Tiranapost.al