Politikë

120 minuta për të refuzuar listat e Bashës! PD mbledh Këshillin Kombëtar në orën 22:00 për të votuar online listat

120 minuta për të refuzuar listat e Bashës! PD mbledh

Vetëm 120 minuta kohë i ka dhënë Lulzim Basha anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD për të miratuar listat e tij të kandidatëve për deputet, teksa ka lajmëruar mbledhjen e këtij organi në orën 22:00.

Në rastin hipotetik se mbledhja do të jetë më shumë se një formalitet dhe nëse demokratët realisht votojnë për listat, mund të ndodhë që lista Basha të refuzohet dhe i bie që PD të mos arrijë të regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, pasi në vetëm dy orë nuk mund të debatohen mjaftueshëm kundërshtimet dhe kurrsesi nuk mund të plotësohet dokumentacioni për kandidatë eventualë të rinj.

Por, dukshëm edhe ky takim do të jetë një formalitet po ashtu si “ngrirja” në funksion të kryetarit, një tjetër shpikje kjo e Bashës në vitin 2017.

Kristofor Hasko/ Tiranapost.al