Aktualitet

Pezullohet nga detyra në BSH, Arben Malaj intervistë për VOA: Do shkoj në Gjykatën Europiane

Pezullohet nga detyra në BSH, Arben Malaj intervistë për VOA: Do

Ditën e djeshme, Arben Malaj, u pezullua nga detyra si anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa u publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Në një intervistë që ka dhënë për Zërin e Amerikës, Malaj thotë se  se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t?u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore, ai reagoi në Facebook:

?Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat me të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj!?.

Për VOA-n, Malaj thotë: "Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim? 

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik?, - tha zoti Malaj.

Por për çfarë akuzohet Malaj?

28 deputetë të Kuvendit kanë firmosur dokumentin zyrtar ku parashtrohen arsyet për të shkarkuar anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj u zgjodh po nga kjo maxhorancë me 104 vota pro, e kërkesa zyrtare për shkarkimin u dërgua në adresë të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Por çfarë ka bërë Malaj sipas PS?

Në argumentet që do ti lexoni edhe më poshtë, deputetët pretendojnë se:

Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar.

Gjithashtu: ?Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Z. Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t?i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni fushës?.

Të 28 deputetët kanë dalë në konkluzionin se temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre politike të ndryshme nga policia e Bankës, duke dalë në kundërshtim me fushën e kompetencave të ushtruar nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës.

Por pika ku PS gjen arsye për të shkarkuar Arben Malajn, gjendet tek ligji për Bankën e Shqipërisë, ligji i integruar.

Neni 47 1. Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirëguvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo: Pika D: d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike. 

Një rast kur Malaj sulmoi kryeministrin Rama në muajin maj.  I ftuar në një emision në News 24, Malaj tha konkretisht: 

?Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak. Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Të masësh suksesin e financave, më e thjeshta. Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit.Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ?qeverisjes me kompjuter?./ Copyright/ Tiranapost.al. 

 

http://www.tiranapost.al/pika-ku-ps-kapet-me-arben-malajn-dhe-argumentet-zyrtare-per-shkarkimin/

 

 

http://www.tiranapost.al/pezullohet-nga-detyra-ne-banken-e-shqiperise-arben-malaj/