Aktualitet

Pezullohet nga detyra në BSH, Arben Malaj: Do përballem publikisht dhe ligjërisht me abuzuesit e pushtetit

Pezullohet nga detyra në BSH, Arben Malaj: Do përballem publikisht dhe

Pezullohet nga detyra anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  Arben Malaj.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Pas publikimit të vendimit reagoi edhe vetë Malaj përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se do të përballet publikisht dhe ligjërisht me ata që i cilëson ?abuzues të pushtetit?:

?Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat me të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj!?.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, ndërkohë vendimi për shkarkimin e Malajt i kalon Kuvendit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pika-ku-ps-kapet-me-arben-malajn-dhe-argumentet-zyrtare-per-shkarkimin/?fbclid=IwAR0QMYWZEIXp8wGZs9siC5FwZ5pb3MMiaUPR7tDNQkmHX2EGorbqxPV7pZY