Pasi u zu në publik me vjehrrën, njerëzit sulmojnë Mbretëreshën Letizia
Video e familjes mbretërore ku nusja hiqte dorën e vjehrrës nga supi i vajzës së saj bëri xhiron e rrjetit nëpër botë. Letizia është pritur shumë keq nga njerëzit në Madrid. Në kohën që sapo doli nga një vizitë zyrtare i përshëndet me duar, nga turma dëgjohen zëra që i thërrasin: “Jashtë” dhe “E pakëndshme, antipatike”. Ajo nuk ka reaguar duke hyrë në makinën e saj, por zërat nuk janë ndalur.
Ish-gazetarja sot mbretëreshë konsiderohet si e egër dhe autoritare me vjehrrën. Një video e Hola e regjistruar në po të njëjtën ditë më konfliktin nuse-vjehrrë, verifikoi dyshimet. Pas këtij momenti, kur kanë dalë nga katedralja Mbretëresha Sofia ka puthur mbesën e saj në ballë, por Letizia i është afruar dhe ia ka fshirë ballin me dorën e saj. Nuk e dashka po e po, po as nuk e duroka dot vjehrrën./F.H/Tiranapost.al
https://www.youtube.com/watch?v=biM0IwTntVA
Video ku sulmojnë Letizian: KËTU
Përshtatur nga: Huffington Post
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]
http://www.tiranapost.al/mbretereshat-nuk-e-duan-vjehrren-videoja-e-familjes-mbreterore-te-spanjes-po-ben-namin/