Aktualitet

Para gjithë djemve të sotëm, ishte Skënder Sallaku që i propozoi të dashurës në skenë

Para gjithë djemve të sotëm, ishte Skënder Sallaku që i

Sot emocionohemi sa herë që shikojmë propozime të veçanta në Shqipëri a në botë, por një histori të tillë 50-vjeçare e kanë jetuar edhe Skënder Sallaku e Vitore Rasha, Sallaku.

Ajo e rrëfeu sot në një intervistë për Rudinën si ia mori ai “Po-në”.

“Ai mbaroi numrin e tij dhe zakonisht largohej nga skena sapo hyja unë. Atë ditë qëndroi dhe më pyeti “A do të martohesh me mua”? E bëri si shaka, por në fakt e kishte me të vërtetë. Edhe unë i thashë “Po”. Por ai s`doli nga skena, qëndroi poshtë tavolinës. Unë s`e kisha menduar kurrë se mund të ishim më shumë se kolegë. Kaluam 52 vite bashkë”, tregoi Vitorja, akrobatja që i dha shumë nga vetja si cirkut shqiptar ashtu edhe bashkëshortit, për të cilin nuk e humbet rastin të tregojë sa e donte.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

http://www.tiranapost.al/vitore-rasha-gruaja-per-te-cilen-te-gjithe-pyesnin-ka-kocka/