Aktualitet

Papa Françesku jep 100 mijë euro në ndihmë të popullit shqiptar

Papa Françesku jep 100 mijë euro në ndihmë të

Papa Françesku kontribuon 100 mijë euro për t’i ardhur në ndihmë popullit shqiptare, të goditur nga tërmeti.

Lajmi u raportua nga dikasteri pontifikal pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë në zonën e qytetit të Durrësit.

“Në këtë mënyrë Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura”, thuhet në komunikatë, e cila thotë se “shuma do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në vepra lehtësimi dhe ndihme, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri”.

Kontributi, i cili shoqëron lutjen e Atit të Shenjtë për popullsinë e Shqipërisë, është pjesë e ndihmës që po aktivizohet në të gjithë Kishën Katolike dhe që përfshin, përveç Konferencave të ndryshme Episkopale, edhe shumë organizata bamirësie./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/papa-francesku-ngushellon-viktimat-nga-termeti-lutem-per-popullin-shqiptar-qe-e-kam-perzemer/