Tech

Origjina e Bitcoin, një nga misteret më të mëdha në botën teknologjike. Kush e shpiku?

Origjina e Bitcoin, një nga misteret më të mëdha në

Askush nuk e di identitetin e Satoshi Nakamoto, programuesi kompjuterik i cili shpiku bitcoin, që ndryshe e njohim si kriptomonedha- një monedhë dixhitale në të cilën transaksionet mund të kryhen pa nevojën e nje bankë qendrore.

Kjo për shkak se emri Satoshi Nakamoto është një pseudonim, mund të jetë një burrë, një grua, por edhe një grup njerëzish.

Ekspertët e kanë përmendur shpesh këtë çështje dhe thonë njëzëri se zbulimi i identitetit të Nakamotos mund të ketë një ndikim të madh në ekonominë e kriptomonedhave dhe politikat e brendshme pasi Nakamoto e ka fuqinë të depozitojë monedhën nëse ai/ ajo apo ata dëshirojnë.

Vlerësohet se Nakamoto akumuloi rreth një milion kriptomonedha para se të zhdukej. E ndërsa sot kjo sasi monedhash dixhitale kap vlera me miliona. Ky mister duket se ende do vazhdojë... / CNBC/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/qytetaret-duhen-edukuar-per-kriptomonedhat-por-cfare-jane-dhe-si-operojne/

http://www.tiranapost.al/evoluimi-i-blockchain-a-mund-te-funksionoje-ne-vendin-tone/

http://www.tiranapost.al/mediat-kanadeze-monedha-elektronike-bitcoin-njesoj-si-firmat-piramidale-ne-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/bitcoin-hyn-edhe-ne-shqiperi-por-kujdes-kur-investoni/