Opinion

Ylli Manjani: Pse mendoj se zgjatja e mandatit të KPK është i vetmi opsion

Ylli Manjani: Pse mendoj se zgjatja e mandatit të KPK është i

Nga Ylli Manjani/ Për të qenë i sinqertë deri në fund dhe korrekt profesionalisht, mendoj se zgjatja e mandatit të KPK duhet të bëhet. Dhe jo se e kërkon Yuri Kim, por se e kërkon llogjika e gjësë.

Është e vërtetë se Kushtetuta ka përcaktuar edhe zgjidhjen se çfarë ndodh nëse KPK nuk e përfundon në kohë vettingun, por ajo zgjidhje nuk është as e drejtë e as e mundur për t’u realizuar.

Të paktën për barazi para ligjit gjykatësit e prokururorët duhet të kalojnë të gjithë nëpër të njëjtën procedurë dhe në të njëjtin institucion, pra nga KPK dhe KPA. Kalimi i gjysmës së tyrë në KPK dhe gjysma e mbetur në KLGJ apo KLP, krijon mundësi për trajtim të pabarabartë.

Së dyti, praktikisht zhvendosja e vetting në KLGJ e KLP do kërkonte, kohë, procedura, infrastukturë e energji shtesë. Ndërkohë presioni duhet të ketë që vetting duhet të përfundojë sa më parë.
Ndaj, ftohtësisht mendoj se ska opsion tjetër më të mirë sesa zgjatja e mandatit të strukturave të vetting.

Thënë këtë, nuk më ndryshon aspak mendimi thellësisht negativ që kam për produktin e këtij proçesi të konceptuar dhe të realizuar keq dhe shumë keq. Por kjo është çështje tjetër.

Nga ana tjetër, zgjatja e mandatit nuk mund të jepet badihava. Parlamenti, ka një rast të mirë për t’u informuar vetë dhe publikun e gjerë se çfarë shkoi keq në këtë proçes?!

Çfarë duhet bërë më mirë?

Kush është përgjegjës që vetting zgjati më shumë se ç’u parashikua?

Çduhet bërë më shumë sesa zgjatja e mandatit?

Kur përfundon ky proçes?

A duhen fonde dhe personel shtesë për ta mbyllur këtë proçes?

Një Parlament i përgjegjshëm duhet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve para se të ngrejë kartonat e bashkë me to edhe duart!!!

Ndërkohë që bëjnë llogje teatrale, mirë do ishte t’i jepnin drejtim kësaj çështje..

Analizë, arsyetim pastaj votim!

Me thënë të drejtën e prisja nga opozita këtë propozim, por hiç!!!

Ka halle të tjera këto kohë…

Ylli Manjani: Pse mendoj se zgjatja e mandatit të KPK është i

Tiranapost.al